Kosovë-Shqipëri

AAK e befasuar me vendimin e gjyqësorit në Francë, kërkon kthimin e Haradinajt në Kosovë

ramus-haradinaj3-780x439

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.

AAK konsideron se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

“Ne apelojmë tek organet e dreqësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi”, thuhet në reagim.

Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të Haradinajt në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për Haradinajn të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vetë lideri i AAK-së.

“Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me flet-arrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

To Top