Pal Lekaj i AAK-së, ka thënë në mbledhjen e partive politike, se e drejta për të propozuar kryetar të Kuvendit i takon PAN-it dhe askujt tjetër.

Lekaj ka thënë se është e pa drejtë që paritë politike ta bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka thënë se e drejta e kandidatit për kryetar të Kuvendit i takon PAN -it dhe askush nuk mund të qes kushte për kandidatin e tyre. “Ne kemi kandidatin tonë dhe ai është Kadri Veseli”, ka thënë Lekaj, raporton lajmi.net.

Lekaj e ka quajtur të ngutshme thirrjen e seancës dhe ka thënë se nuk do të marrin pjesë.

Ndërsa sekretari i NISMA-s, Bilall Sherifi, ka thënë se në pas deklaratës së Hotit dje është pa që në Kuvend nuk ka një shumicë tjetër për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se numrat në Kuvendit e Kosovës nuk janë 60:60 por kemi një realitet të ri. “Në çdo rrethanë PAN mbetet shumicë parlamentare”.

Ai ka propozuar që në këto momente të ndahet çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Loading...