Albarsa nga Shkupi, gjenerata e vitit 2006 ose U12 janë kampion të rinj-të vjetër në garat shtetërore në kuadrin e FFM-së.

Djelmoshat e trajnerit Meriton Berisha në ndeshjen finale mposhtën Vardarin e Shkupit me rezultat bindës 4-2.

Golat për skuadrën fituese i shënuan: Amar Mustafa (1), Anes Maliqi (1) dhe Musab Arifi (2). Ky është titulli i tretë radhazi për këtë gjeneratë të artë që ka Albarsa.
Albarsa edhe në ndeshjet paraprake shënoi dy fitore, pasi në cerekfinale fitoi 3-1, kurse në gjysmëfinale fitoi 5-1.

Ndeshja finale u luajtë sot në terrenin e FFM-së. Ndërsa, gjenerata e vitit 2007 kanë zënë vendin e tretë.

Loading...