Abdelhamid Abaaound, me shtetësi belge, u emërua nga zyrtarët si një nga planifikuesit kryesor të sulmeve në Paris, por ai u intervistua më parë në një botim të quajtur ISIS Dabig.

Ai në këtë botim foli në lidhje me ikjen e tij në perëndim.

Abaaound gjithashtu kishte lidhje me sulmin e dështuar në një tren në mes Brukselit dhe Parisit, që mendohej të ekzekutoheshin personat e pranishëm.

Në numrin e 7-të të revistës Dabig, i ashtuquajturi Ebu Umar al- Baljiiki në intervistim, tregoi për mënyrën se si aid he anëtarë të tjerë të Shtetit Islamik, udhtuan nëpër Europë, transmeton Klan  Kosova.

Shkrimi i tij vijon si më poshtë:

‘’All-llahu më zgjodhi mua, Abuz- Zubejr el- Baljiki (Khalid) dhe Ebu Khalid el- Baljiki (Sufjani) për të udhëtuar në Europë, më qëllimin për të i terrorizuar kryqtarët të cilët luftojnë kundër myslimanëve. Sic e dini, Belgjika është një anëtare e koalicionit të kryqtarëve që sulmojnë myslimanët e Irakut dhe Shamit’’.

‘’Ne u përballëm me një numër të madh gjykimesh gjatë udhëtimit, ne shpenzuam muaj duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë për të arritur në Europë, ndërkaq me forcën e Allahut, kemi arritur në fund atë, duke bërë rrugëtimin tonë në Belgjikë.’’

Abaaound gjithashtu bëri të ditur se u bë i njohur për policinë pas një sulmi nga autoritetet në Belgjikë, ngase Intelegjenca e njihte atë qysh kur kishte qenë i burgosur më parë nga ana e tyre.

Abdelhamid Abaaound njoftohet se kishte planifikuar operacione ekstremiste së bashku me vëllëzërit islam sic i quante edhe vet ai gjatë intervistës, transmeton Klan Kosova.

Abaaound besohet të jetë në Siri, raporton Time.

Loading...