Sot në Sheshin Skëndërbeu shtabi Qëndror i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Bujare Abazi dhe në prezencën e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mbajtën një konferencë për shtyp, ku edhe zyrtarisht hapën fushatën për mbështetjen e referendimit me moto “për NATO dhe BE”, njofton Fol.

Nënkryetarja e ASH, njëherit edhe shefe e shtabit Qëndror për fushatën, Bujare Abazi theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, duke hapur 27 shtabe komunale dhe lokale.

“Sot jemi këtu në Sheshin Skënderbeu për të filluar fushatën tonë për referendumin e 30 shtatorit me moton për NATO dhe BE. Shtabi Qëndror i Aleancës për Shqiptarët ka bërë të gjitha përgaditjet e duhura duke mobilizuar tërë strukturat partiake. Ajo ka formuar 27 shtabe komunale dhe lokale dhe ka përpiluar një agjendtë të takimeve me qytetarët që do të jenë në formë të debateve në qytete të ndryshme.
Nëpërmjet debateve do të ju spjegojmë aktivistëve tanë dhe qytetarëve për benefitet e mundëshme që mund ti kemi me integrimin e vendit në NATO dhe BE. Fushata e Aleancës për Shqiptarët do të jetë pozitive me thirrje për të mbështetur referendumin duke e parë si shpresë integrimin e vendit në NATO dhe BE.”-deklaroi Abazi./Fol

Loading...