Skuadra e Renovës, të dielën (ora 13:30 minuta), do të udhëtojë për në Shkup, ku e pret ndeshja me Makedonija GJP, sfidë që do të luhet në stadiumin Gjorce Petrov.

Mbrojtësi Xhelil Abdulla shprehet optimist para kësaj sfide.
“Po e dimë se do të jetë një lojë e vështirë, prandaj duhet që të gjithë lojtarët të japim maksimumin dhe të kthehemi në Tetovë me tre pikë. Kemi respekt për vendasit, por shpresojmë në fitore. E dimë se në takimet e fundit nuk kemi pasur shumë rezultate pozitive, megjithatë duhet të kthehemi më të fortë dhe të nisim serinë e fitoreve”, tha mbrojtësi Abdullai.

Ndeshjen Makedonija GJP-Renova do ta drejtojë Dejan Jakimovski nga Shkupi, ndërsa do ta ndihmojnë Dejan Dimitrievic dhe Branko Putulin po nga Shkupi.

 

Ndeshjet, java e 13-të
(e diel, ora 13:30 minuta)
Shkëndija-Shkupi
Makedonija GJP-Renova
Vardar-Bellasica
Pobeda-Sileks
A.Pandev-Rabotnicki

Renditja:
1.Vardar 24
2.Shkëndija 22
3.A.Pandev 19
4.Rabotnicki 17
5.Pobeda 14
6.Renova 13
7.Mak.GJP 13
8.Bellasica 13
9.Shkupi 12|
10.Sileks 11

 

 

Loading...