Abdulla Mehmeti: Shqipja në Maqedoni është e s’është gjuhë zyrtare

Në opinionin shkencor ndërkombëtar botërisht është pranuar se gjuha shqipe me alfabetin e saj latin është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, së bashkë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

Këtë e dëshmojnë shumë dokumente zyrtare dhe burime të shkruara, si Enciklopedia Britanika. (Fjalori enciklopedik Britanika, botimi në gjuhën maqedonase, Shkup, 2005, f. 26).

Megjithatë, statusi i gjuhës shqipe në këtë vend nuk është rregulluar siç duhet, për vetë faktin se, me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe edhe më tej trajtohet si çështje e pakicave kombëtare, e cila vjen si rezultat i mos zgjidhjes së statusit juridik-kushtetues dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni; për shkak të reduktimit të kësaj të drejte të shqiptarëve autoktonë për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të njësive të vetëqeverisjes lokale, ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë, si dhe për mungesë të vullnetit politik në vend për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështje dhe, sidomos për shkak të pengesave nga organet e pushtetit në zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Si është definuar kjo çështje me kushtetutë dhe me ligj, në vazhdim paraqesim një vështrim të shkurtë për rregullimin e kësaj të drejte të shqiptarëve në Maqedoni.

Loading...