Abedin Januzaj për Lajm Tv: Kjo është e vërteta e deklaratës së Adnan Januzajt… Shqipëria kurrë s’na ka ftuar (Video)

Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, reprezentues i kombëtares së Belgjikës, para pak kohësh, gjatë një konference për media, kishte thënë se është i lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.

Dhe, kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Megjithatë, babai i tij Abedin Januzaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm dhe Lajm Tv ka sqaruar se cfarë në fakt ka deklaruar Adnan Januzaj dhe cili ka qenë qëllimi i tij.

Në intervistë, ai ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtarë, por krenarë me sukseset e djalit të tij.

Gjithashtu në këtë intervistë të rrallë dhe mjaftë interesante, Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, shanset e Belgjikës kundër Brazilit në botërorin e Rusisë dhe rikthimin e mundshëm të Adnan Januzajt tek Manchester United.

Abedin Januzaj për Lajm Tv: Kjo është e vërteta e deklaratës së Adnan Januzajt… Shqipëria kurrë s’na ka ftuar (Video)

Abedin Januzaj për Lajm Tv: Kjo është e vërteta e deklaratës së Adnan Januzajt… Shqipëria kurrë s’na ka ftuar (Video)

Gepostet von Lajm TV am Donnerstag, 5. Juli 2018

Loading...