Festimi me simbolin e shqiponjës bëhet çështje edhe në Angli.Shkodran Mustafi zgjodhi të festonte me shqiponjë golin e tij në transfertën ndaj Cardiffit. Një ndër arsyet që  e shtyu të bënte këtë festim, ishte dhe fakti se asisti iu dha nga një lojtar tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Por, në mënyrë krejt të çuditshme mediet në Angli kanë dhënë alarmin se qendërmbrojtësi gjerman rrezikon të dënohet nga federata për përdorimin e një simboli me prapavija politike. Gazeta e famshme angleze “The Independent” ka qenë e para që ka prekur këtë çështje.

Sipas shkrimit të saj, veprimi i Mustafit mund të sjellë që federata angleze të hap një hetim, nga i cili lojtari i Arsenalit mund të marrë një dënim që mund të shkojë deri në dënim me pezullim për një numër të caktuar ndeshjesh.

Loading...