Një sitatë groteste dhe rast për censurim u krijua në premirën e filmit ‘Delegacioni në natën e tretë të Tirana International Film Festival. Kështu shkruan gazetaSi, sipas së cilës, mediat, ato të shkruara dhe elektronike, të cilat kishin konfirmuar pjesëmarrjen, nuk u lejuan të hynin brenda kinema “Millenium”.

Por jo vetëm kaq, edhe aktorët, madje ata që interpretojnë në filmin që para pak ditësh u vlerësua me çmimin “Grand Prix” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Varshavë, patën probleme të hynin brenda. Aktori Ndriçim Xhepa, i irrituar ngaqë hostess-i nuk e kishte lejuar pa biletë, dëgjohej jashtë teksa shprehej se nuk do të hynte më, pasi e kishte parë filmin dy herë dhe se do të pinte një kafe në oborrin e kinemasë, shkruan Si.Pas shumë lutjesh, drejtori i TIFF, Agron Domi i tha aktorit “hyr, të jap biletën time”. Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dëgjohej të thoshte se biletën e tij, ia kish dhënë kryeministrit, Edi Rama, që sipas drejtores së Komunikimit të TIFF, Gentiana Ramadani, kishte ardhur të ndiqte filmin si qytetar.

Loading...