Maqedoni

Absurditeti i radhës i shqiptarëve të mi..!

24312476_547114895637937_2831552179329136939_n

Gafurr ADILI

Kjo eshte qendra e fshatit Aranjell, te fshatit ku une u linda e u rrita.
Kur u ktheva ketu (pas 33 vjetesh mergim) me beri shume pershtypje se si dhe pse ishin mbuluar me dhe varrezat qe kane qene dhe jane ne kete qender te fshatit, varreza qe ne i kemi quajtur “varret e shijeve”, dhe rrjedhimisht edhe pyeta se si kishin reaguar organet shteterore kur kishin kuptuar se bashkefshataret e mi i kishin mbuluar “varret e shijeve”?!
Shitesi i lokalit qe ndodhet mu aty ku valevitet Flamuri Kombetar me tha:
“Bashke me dy police erdhen edhe tre prifterinj te veshur me tesha te zeza dhe me mjekrra te gjata, te cilet pas dy ore vrojtim dhe…., u larguan dhe nuk u ndermorr asnje mase ndeshkuese, madje as edhe ne bisede informative, ndaj ndonjerit nga bashefshataret tane”!!!
Kjo deklatate, apo me mire te themi, kjo deshmi e bashkefshatarit t’im (shitesit te lokalit ne qender te fshatit) mua me nxiti kurreshtjen dhe pastaj edhe te beja pyetjet, duke u kthyer edhe ne historikun e fshatit tone, te rrefyer nga gjyshi im Isai para 35 vitesh (1982-1984), kohe kjo kur une jetoja e veproja ketu dhe, edhepse isha jurist i diplomuar nuk kisha te drejte te punoj sepse isha i denuar politik dhe isha i cilesuar si nacionalist e irredentist, kohe kjo kur une isha 23-24 vjeç dhe gjyshi im Isai ishte 93-95 vjeç, dhe me kete rast fillova te dyshoj se, sikur keta varreza te mbuluara me dhe te ishin varreza te maqedoneve sllave, jam shume i bindur se ata qe i kane mbuluar keta varreza do ta kishin pesuar dhe do te ishin ndeshkuar shume rende.
Por, kur tre prifterinjt madhore te Kishes Sllavo-Maqedone jane bindur se keta varreza nuk jane varreza te sllaveve, por jane te ortodokseve shqiptare, une mendoj se ata duhet te kane thene:
“Leni budallejt, mos i ngacmoni dhe as……, sepse i paskan mbuluar varrezat e veta, varrezat e vellezerve te tyre,
Varrezat e Ortodokseve Shqiptare”!!!

P. S.
Te linku e keni edhe nje shkrim te historianit bullgar nga Sofja.
Lexojeni dhe…..
http://www.gazetadita.al/historiani-bullgar-ne-maqedonine-…/

To Top