Këngëtarja e hitit ‘Teenager jam’ dhe e shumë këngëve të pëlqyera për fëmijë tashmë na shfaqet krejtësisht ndryshe.

Ndonëse ka lënë karrierën muzikore, Adela Pula vazhdon të na shoqërojë përmes rrjeteve sociale e cila nuk ngurron të publikojë fotografi të llojllojshme, padyshim që ato imazhet seksi dhe provokuese janë pjesë e saj.

Ajo nuk lë anash mbrëmjet e shumta e madje duke u shoqëruar me artiste që dikur këndonte me to. Pothuajse në çdo paraqitje të saj, Adea na befason me këto linja trupore perfekte që nuk heziton ti vë në pah.

Përmasat e saja trupore janë për lakmi gjë që shpesh e vërteton me fotografitë që hedh në rrjete sociale, me të cilat ka rrëmbyer edhe vëmendjen e shtypit rozë.

Adea Pula konsiderohet të jetë ndër femrat më seksi në Kosovë. Vlen të ceket se këngëtarja po flitet se do të kthehet në muzikë, e tash si e rritur për të tronditur skenën shqiptare me paraqitjen e zjarrtë të saj./GazetaBlic.

Loading...