Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e shquar si Diva e muzikës shqiptare i është rikthyer skenës së festivalit të fundvitit.

Ajo është ngjitur sonte (e premte) në sallën e Pallatit të Kongreseve, për të performuar hitet e saj ndër vite.

Këngëtarja Adelina Ismaili rikthehet në skenën e madhe të Festivalit të RTSH-së

Veshur me një fustan ngjyrë pjeshke, plot glamur dhe larg kaçurrelave të saj kësaj radhe, por me një dukje përrallore, Diva bëri paraqitjen e saj para publiktu shqiptar.

Hera e fundit që këngëtarja Ismaili është paraqitur në festivalin e RTSH-së, është në vitin 1996, ku kishte garuar me këngën “Zemrën nuk ta fal”, ku kishte ardhur si një adoleshente e rebeleuar me një performancë mjaft ‘të nxehtë’.

Ndërkohë, hera e parafundit që e pamë atë të ngjitej në skenën e Pallatit të Kongreseve, ishte para tetë viteve në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku u prezantua me këngën “Nuk Ngec”, dhe u shpërblye me çmimin e publikut.

Adelina u mirëprit sonte në skenë nga moderatori i festivalit, Adi Krasta, gjersa solli për publikun një performancë tejet të veçantë.

Për dukjen e saj plot shkëlqim, u kujdes stilistja e njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi-Rugova!

Ajo ka qenë mjaft e përfolur këtë vit, duke u nisur nga fakti se në prill u bë nënë për herë të parë, ndërsa vetëm pak javë më parë dha lajmin se do t’i futet edhe aktrimit, dhe se së shpejti do ta shohim në një nga episodet e hit serialit “O Sa Mirë”.

Loading...