Adelina Tahiri publikon foton e parë pas konfirmimit të shtatzënisë

Këngëtarja Adelina Tahiri për javë të tëra ka qenë kryetemë e medieve rozë.

Martesa me milionerin maqedonas disa vite më të moshuar, kishte bërë bujë në medie, shkruan lajmi.net.

Tashmë këngëtarja është shtatzënë dhe po pret ta marrë epitetin nënë për herë të parë, e këtë gjë e ka konfirmuar vetë Adelina përmes rrjeteve sociale.

Prej kohës kur është konfirmuar shtatzënia, këngëtarja nuk publikon shpesh imazhe të saj, por sot vendosi ta bëj një të tillë.

Ajo u shfaq nga vetura ku dukej shumë e lodhur në fytyrë, e kjo gjë është sigurisht prej shtatzënisë. /Lajmi.net/

Loading...