Kosovë-Shqipëri

Adem Jashari, krenar që mban emrin e gjyshit, tregon planet për të ardhmen (Video)

adem jashari

 

Falë luftës së gjyshit, komandantit legjendar të UÇK-së, familjarëve të tij dhe shumë shqiptarëve të tjerë Kosova është çliruar përfundimisht nga Serbia. Por nipi i Adem Jasharit, Adem Jashari i Riu, bën plane që të studiojë në Fakultetin e Arteve, përkatësisht dizajnin grafik.

I ulur në krye të Odës Adem Jashari tregon rëndësinë e Festës së 28 Nëntorit për familjen e tij në veçanti dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Kjo festë njëherësh shënon ditëlindjen e gjyshit të tij, komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, si dhe daljen e parë publike të kësaj Ushtrie.

Ai tashmë është rritur e shkon në shkollë të mesme në gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe thotë se me krenari e bart emrin e gjyshit.

Në një rrëfim për gazetën “Zëri” nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po ashtu bart emrin e këtij të fundit, thotë se gjithë familja është krenare me paraardhësit e tyre.

“Pa dyshim ndihem shumë krenar dhe me përgjegjësi shumë të madhe e barti këtë emër, emrin e gjyshit tim Adem Jasharit. Sipas tregimeve të familjarëve, ne të gjithë pasardhësit, ne që mbajmë emrat e tyre ndihemi krenarë ta bartim këtë emër sa me më përgjegjësi, të mësojmë, të shkollohemi dhe amanetin e të parëve ta çojmë në vend”, u shpreh kështu Adem Jashari. /Zëri/

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top