Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në emisionin ‘Studio e hapur’ ka folur edhe për objektin e Muzeut të Alfabetit në Manastir. Ai tha se kanë arritur që t’i largojnë dyqanet që kanë qenë në këtë objekt dhe hapësirat e njejta tash e tutje do t’i shërbejnë Muzeut. Gjithashtu ministri tha se janë siguruar fondet që do të shërbejn për mirëmbajtjen dhe modernizimin e Muzeut të Alfabetit në Manastir.

Ademi përgjënjeshtroi informacionet se teatri i Tetovës së shpejti do të nis funksionimin. Ai në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA tha se marrëveshja e para 7 viteve ka të bëjë vetëm për fazën karabina të Teatrit, ndërsa ka edhe shumë punë deri në kompletimin e plotë.

Loading...