Ademi mungon kundër Gjibraltarit dhe Armenisë

Arijan Ademi, mesfushori i Dinamo Zagreb dhe i reprezentacionit të Maqedonisë për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e Ligës së kampionëve mes Dinamo Zagreb dhe Young Boys, nuk do të jetë në gjendje të luaj për Maqedoninë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit (6 shtator) dhe Armenisë (9 shator).

Pas analizave të bëra mjekësore është vërtetuar se Ademi ka këputje të muskulit dhe duhet të pushoj 1 muaj. Trajneri Angellovski në vend të tij nuk do ftojë asnjë lojtarë tjetër.

Loading...