Ademi ndahet me KF Gostivari dhe tifozët: Ja si i falënderon

Klubi i futbollit Gostivari ka mbetur pa sulmuesin më të mirë të tij, Ilirid Ademi. Lajmi është publikuar nga faqja e klubit në facebook.

“Kf Gostivari njofton opinionin se Ilirid Ademi sezonin e ardhshëm do të luaj për Makedonija Gjorçe Petrov. Kf Gostivari falenderon Iliridin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron fat në karrierë”, njofton KF Gostivari.

Në anën tjetër, edhe Iliridi përmes një psotimi në facebookun e tij falënderon klubin “Falënderimet e mia shkojnë për klubin e qytetit tonë të zemrës, KF Gostivari, stafin teknik dhe bashklojtarët e mi me të cilët ndër vite kaluam një kohë shumë të bukur së bashku. Falënderimet më të përzemërta shkojnë për tifozët e klubit, ‘Kastriotët’ edhe të gjithë atyre që ishin me ne në cdo ndeshje, në fitore dhe në humbje”, shkruan Ademi në facebookun e tij.

Loading...