Minisiri i Arsimit dhe Shekncës, dr. Arbër Ademi sot mori pjesë në hapjen e punimeve të Konferencës Ndërkombëtare “Ballkanologjia sot dhe Komunikime Ndërballkanike”, në organizimin e Institiutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, me seli në Shkup.

“Jemi mësuar që për të kaluarën historike të popujve të Ballkanit të dëgjojmë më shumë për luftëra të përgjakshme, dhunë, jotolerancë dhe moskomunikim të ndërsjellë, dhe shumë pak kemi dëgjuar për shkëndija mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të sinqertë”, tha mes tjerash ministri i Arsimit. Por, realisht plotësoi më tej ai, e kaluara e popujve të Ballkanit është e mbushur edhe me shembuj pozitiv, si rezultat i bashkëjetesës së gjatë mes popujve të gjuhëve, kulturave dhe religjioneve të ndryshme. Prandaj, punimet e kësaj konference, nënvizoi më tej Ademi, i shoh pikërisht në këtë prizëm, ku përmes gjuhës së shkencës, do të thuhen të vërtetat historike, linguistike dhe kulturore për interkulturën e Ballkanit.

Ministri Ademi, u shpreh i bindur se tani janë krijuar rrethana që mundësojnë “gjykimin me më vigjilencë dhe me një sy më kritik, objektiv e shkencor të gjërat që na bashkojnë dhe na krijojnë predispozita solide për të jetuar dinjitetshëm me njëri-tjetrin”. Gjërat që na bashkojnë, sikurse u shpeh minsistri janë më të mëdha dhe më sublime se sa gjërat që na ndajnë. Shkupi duke qenë një kryeqendër e rëndësishme ballkanike në të gjitha periudhat kohore e deri më sot, sipas Ademit, është vendi më meritor për organizimin e aktiviteteve të mirëfillta shkencore, prej ku pritet që studiuesit të dalin me ide dhe koncepte të reja për Ballkanin dhe ballkanologjinë.

Loading...