Adili: Bojkoto Referendumin!

Nga Gafur Adili

Para disa ditesh “Marreveshja e Prespes” u publikua edhe ne gjuhen shqipe dhe, pas kesaj po lexoj se disa shqiptare kane filluar te kerkojne qe ne ndryshimet kushtetuese, ne menyre te veçante ne preambulen e kushtetutes, shqiptaret te jene shtetformues dhe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare, si dhe pasaportat, leternjoftimet dhe patenteshoferet, krahas gjuhes maqedone dhe angleze, te jene edhe ne gjuhen shqipe!!!
Une habitem me keta shqiptare qe i kerkojne keto gjera, sepse tanime dihet fare mire fakti se, ndryshimet kushtetuese do te behen pas referendumit te 30 shtatorit dhe, ne “Marreveshjen e Prespes” (po ta lexojne me kujdes keta syleshe) thuhet shume qarte se, ndryshimet kushtetuese do te behen me te vetmin qellim (si pjese e “Marreveshjes se Prespes”) qe, gjithçka eshte shkruar e zeza mbi te bardhe ne “Marreveshjen e Prespes”, te jene te sanksionuara edhe ne Kushtetuten e Severna Makedonija, ku po aty (ne “Marreveshjen e Prespes”) e zeza mbi te bardhe shkruan se edhe shqiptaret, pas referendumit te 30 shtatorit, do te quhen severnomakedonci.

Prandej, ne rastin konkret, shqiptareve nuk iu ngelet asnje alternative tjeter perpos qe ne menyre masovike ta bojkotojne referendumin e 30 shtatorit, madje sa me pare duhet edhe ta krijojne:
Levizja Shqipetare:
Bojkoto Referendumin!

Loading...