Adili: “Pro” unifikimit opozitar, së shpejti takimi me LR-PDSH

Nënkryetari i partisë Uniteti, Zulfi Adili ka theksuar se partia e tyre është e hapur për çdo bashkëpunim me opozitën shqiptare, ndërsa ai paralajmëroi takimin me LR-PDSH.

“Qëndrimi jonë është i qartë, jemi pro bashkëpunimeve. Kemi komunikim me gjitha subjektet. Jemi të hapur. Hapur jemi takuar me subjekte politike, asgjë nuk fshehim. Së shpejti do të takohemi edhe me LR-PDSH. Gjitha këto me qëllim përafrimin e qëndrimeve dhe largimin e së keqes”, theksoi për Portalb, Zulfi Adili. Ai lidhur me këtë u deklarua pas zërave se këto dy parti tashmë kanë arritur marrëveshje.

Loading...