Adili: VV të ngritet në këmbë për t’i ndërpresë bisedimet Thaçi-Vuçiç!

Dy kushtet per liberalizimin e vizave per Kosoven ishin:
1. Demarkimi i kufirit me Malin e Zi;
2. Lufta kunder krimit e korrupsionit.
Kushti i pare u permbush.
Tani, kur do te duhej te fillohet me permbushjen e kushtit te dyte,
lufta kunder krimit e korrupsionit, Bashkimi Evropian (BE) ne Bruksel i ka filluar bisedimet Thaçi-Vuçiç per Asociacionin e komunave serbe ne Republiken e Kosoves!
Hapja e bisedimeve Thaçi-Vuçiç per Asociacionin e komunave serbe ne Republiken e Kosoves, i leverdis Hashim Thaçit dhe gjithe bandes se inkriminuar e te korruptuar te Republikes se Kosoves….
Pse?
Sepse, duke e hapur kete çeshtje shume te ndjeshme, çeshtje kjo qe do te çoje deri te ndarja e Kosoves ose te krijimi i “Republika Srbska” ne Republiken e Kosoves, lufta ndaj krimit e korrupsionit do te shtyhet pafundesisht, dhe kjo do te jete edhe mundesia me e mire e Hashim Thaçit dhe gjithe bandes se inkriminuar e te korruptuar te Republikes se Kosoves per te qendruar ne pushtet dhe….
Prandej, konsideroj qe, LVV do te duhet qe tani te ngritet ne kembe, me te gjitha format demokratike te kerkoje nderprerjen e bisedimeve Thaçi-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe te kerkoje qe te plotesohet kushti i dyte i BE-se per liberalizimin e vizave per Kosoven, lufta kunder krimit dhe korrupsionit.

Kerçove, me 25 mars 2018

Loading...