Adili:Rosenborgu është klub i madh, por ne nuk dorëzohemi

Shkëndija sot (e enjte) luan me Rosenborgun, në ndeshjen e parë të play-off për në Ligën e Europës.

Mbrojtësi i kuqezinjve Mevlann Adili ka dhënë komentin e tij për takimin e parë që luhet sot në Trondheim me fillim prej orës 20:45.

“Do të luajmë pa eufori. Shkojmë ndeshje pas ndeshje. Vetëm kështu mund të arrijmë sa më larg dhe ta sjellim Shkëndijën deri te rezultati historik. Rosenborgu është klub i madh, posedon me me formacion ekstra të fortë. Norvegjezët gjithnjë luajnë në Europë dhe atë në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve ose në Ligën e Europës. Megjithatë nuk dorëzohemi, besoj në rezultat të mirë që në ndeshjen e kthimit në Shkup të kemi gjasa ta eliminojmë ekipin nga Norvegjia”, tha Adili.

Loading...