Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në një deklaratë dhënë për Alsat-M pret që së shpejti 958 administratorët të fillojnë me punë.

“Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë. Një afat kohorë saktë nuk mund të japim, por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë”, thekson Hoxha.

Ndërkohë edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim.

“Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti”, ka deklaruar Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Nga 958 administrator që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar nënshkrimin e kontratës për arsye nga më të ndryshmet, si largësia e vendit të punës nga vendbanimi dhe përshtatja mosadekuate e profesionit dhe kualifikimit me punën.

Loading...