Televizioni gjerman “RTL”, pas sulmit terrorist në Paris, ka emituar një informacion ekskluziv për xhihadizmin në Ballkan, ku me fytyrë të mbuluar dhe në ambient të erësuar është paraqitur një nga mbështetësit e ISIS-it, i cili siç mund të shihet qëndron në Maqedoni, njofton gazeta maqedonase “Utrinski Vesnik”..

Sipas gazetës, gjatë intervistës për RTL, xhihadisti i cili vet quhet me emrin Adnan, tregon se si ka vrarë njerëz në emër të ISIS-it, por se tani është kthyer dhe strehët në Maqedoni.

Duke folur për veten e tij, ai thotë se ka lindur në Ballkan, por ka qëndruar në Gjermani ku dhe jetonte familja e tij deri para një viti. Pastaj kishte shkuar në Siri.

“Vramë dy gra dhe tre burra, por nuk mundeshim ti vrasim dhe u deshtë të ua presim kokat me thikë. Nëse ishte e mundur, duhej aktin ta bënim në formë publike që t’i shohin të tjerët”, ka deklaruar ai për RTL, televizion ky që kishte shfrytëzuar video incizime nga Shkupi.

Edhe pse se ka pohuar se ndodhet në Shkup, gazeta ngre dyshime duke u bazuar në video pamjet nga kryeqyteti.
Intervista, sipas RTL, ishte emituar gjatë muajt shtator, por një pjesë e intervistës është emituar për herë të dytë pas sulmeve në Paris.

Siç përcjell gazeta maqedonase, xjihadisti në intervistë ka thënë se Policia Maqedonase në fillim të muajt gusht kishte bastisur një Xhami në Shkup duke besuar se ky objekt ishte stacioni i xjihadistëve nga Evropa, dhe se ishte burgosur Hoxha që ishte simpatizues i ISIS-it, por se nuk ishin burgosur gjithë myslimanët radikal.

Sipas tij, përcjell gazeta maqedonase, hoxha i burgosur i ka mësuar fillestarët, dhe siç është shprehur ai, shërbimet sekrete deri tani nuk kishin mundur t’i zbulojnë. Bisede ilustrohet me pamje nga një Xhami e Shkupit ku është e vizatuar simboli i ISIS-it, shkruan gazeta “Utrinski Vesnik”.

 

Loading...