Modelja i dha fund karrierës 19 vjeçare

Supermodelja e njohur botërore, Adriana Lima ka filluar të qaj gjatë sfilatës së mbrëmshme të “Victoria’s Secret”.

Adriana Lima i dha fund karrierës 19 vjeçare si modele, shkruan rtv21.tv

Këtë lajmërim e bëri në rrjetin social Instagram, ku falënderoi brendin e Victoria’s për mundësitë e dhëna gjatë gjithë këtyre viteve. “E dashura Viktoria, faleminderit që më tregove botën, m’i tregove sekretet dhe më e rëndësishmja që më dhe krahë por edhe më mësove të fluturoj”, shkroi ajo në videon e publikuar.

Adriana Lima

Adriana Lima

Mbrëmë u mbajt sfilata e “Victoria’s Secret Fashion Show 2018”, në të cilën performuan edhe dy këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora./21Media

Loading...