Izraeli ka ndërmarrë një seri të sulmeve ajrore në Gaza në atë që thuhet se është përgjigje për sulme me raketa nga enklava e izoluar, raporton Al Jazeera, transmeton SHENJA.

Aeroplanët izraelitë kanë goditur së paku 15 caqe që i konsiderojnë se i përkasin Birgadave Al Kasam, krahut të armatosur të Hamasit, njoftoi ushtria izraelite të dielën në mëngjes. Deri tash nuk është raportuar për viktima ose të lënduar. /SHENJA/

Loading...