Shqiptarët janë të shumtë që kanë bërë dhe po bëjnë emër në futbollin zvicerian, edhe atë falë talentit dhe këmbëngulësisë për të ecur përpara. Emrat e tyre tashmë dihen dhe shquhen në skuadra të ndryshme europiane. Por në Zvicër ka edhe shumë të rinj, të cilët edhe pse në moshë shumë të re dëshirojnë të shkojnë gjurmëve të tyre.

Njëri nga ata që aspiron të bëhet futbollist i famshëm është djaloshi Afan Osmani, i lindur më 1.10.2006 në Müllheim Kantoni Thurgau, me prindër nga Negotina e Gostivarit, por që 22 vite jetojnë në mërgim.

Klubi aktual i Osmanit është FC Pfyn në Thurgau, tek të cilët ushtron pesë vite, dhe për momentin luan në kategorinë “Da Juniore”.

Ai mund të luajë në dy pozita si mesfushor dhe sulmues.

Vitin e kaluar, në sezonin 2016/17, së bashku me vëllaun e tij dy vjet më të vjetër, Hazbi Osmani, kanë luajtur në Ca Coca Cola League që është ligë më e lartë në Zvicër.

Për shkak talentit që posedon Afanit i ka ndodhur që një sezon të luaj në ekip me gjeneratën dy vite më të vjetër, me vëllaun e tij, Hazbiun, dhe interesante është se në atë sezon të vitit 2017, ai është shpallur golashënues më i mirë me 15 gola të realizuar në 9 ndeshje.

Në sezonin 2016/2017 ka luajtur për U11 Thurgau, kurse edhe në sezonin 2017 ishte pjesë e U12 të Thurgau-s.

Megjithatë, për tu zhvilluar edhe më shumë si futbollist, Afani ka disa muaj që stërvitet në Akademinë e futbollit Shqiptar në Zvicër te trajneri i njohur Bekim Ameti, tek i cili po mëson fshehtësit e lojës së futbollit.

Siç do i ri edhe Osmani ka ëndrrat e tij. Ai dëshiron që një ditë të luaj në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Real Madridit, klub të cilin e ka në zemër, ndërsa nga lojtarët botëror e simpatizon Cristiano Ronaldon. Ndërsa prej kombëtareve dëshiron të luaj për Shqipërinë ose Zvicrën.

Dhe, ëndrrat shpeshherë bëhen realitet e shpresojmë që edhe Osmanit kjo ëndërr t’i realizohet./lajm

 

Loading...