Afet Jashari prezantoi lojërat tradicionale sportive të Maqedonisë në Stamboll

Në fillim të kësaj javës në Stamboll u mbajt konsultimi kolektiv për mbrojtjen dhe avancimin e sporteve dhe lojërave tradicionale. Organizator ishte këtij aktiviteti ishte UNESCO-ja në bashkëpunim me Organizatën Botërore për Etnosporte.

Mbi 50 vende morën pjesë në prezantimin e sporteve dhe lojërave tradicionale të tyre. Konferencën e përshëndeti

Sekretari i Përgjithshëm i UNESCO-s, Marcelin Dali, kryetari i Komitetit për sportet dhe lojërat tradicionale pranë UNESCO-s, Khalil Amed Khan, ministri i të Rinjve dhe Sportit të Turqisë, Mehmet Kasapolu dhe kryetari i Konfederatës Botërore për Etnosporte, Bilal Erdoan, si dhe shumë ministra, profesorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare e të tjerë.

Përfaqësuesi nga Maqedonia, Afet Jashari, e ka paraqitur Mundjen (pehlivanllëkun) si sport dhe shkathtësi që është në procedurë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe  vallet dhe lojërat tradicionale te shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoni.

Pranë UNESCO-s është themeluar një komitet i ri për sportet dhe lojërat tradicionale, ku anëtare është edhe Maqedonia.

Loading...