Një refugjat 26-vjeçar afganez është dënuar me katër vite e gjysmë burg, për shkak të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore ndaj një shqiptari 19-vjeçar. Një vendim të tillë e ka sjellë të mërkurën Gjykata rajonale ne Kiel.

Sipas akuzës, më 12 qershor të vitit të kaluar, në qendrën sterhimore në Haart në Gjermani, afganezi e ka goditur disa herë me thikë një shqiptar 19-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rrezikshme për jetën.

Sulmuesi, një mysliman i devotshëm, ka pohuar se ai është sulmuar seksualisht dhe është dashur të vetëmbrohet. Por nuk ka pasur qëllim të ta vrasë shqiptarin. Nga ana tjetër, shqiptari ka mihuar se e ka sulmuar seksualisht afganezin, por se ai ia kishte vjedhur 3.500 euro dhe pasaportën e tij.

Sipas dëshmive që i ka poseduar Gjykata, sulmuesi e ka goditur pesë herë me thikë shqiptarin, prandaj është shpallur fajtor për përpjekje për vrasje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Me këtë rast, viktima ka pësuar së paku dy plagë të rrezikshme për jetë. Pas një operacioni urgjent, ai iu kishte mbijetuar plagëve, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Në ndërkohë, shqiptari gjendet në Shqipëri edhe pse në Gjykatë u pranua si paditës.

Prokuroria ka kërkuar pesë vite burg, ndërsa pala mbrojtëse ka aluduar në vetëmbrojtje. Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.

 

Loading...