Afrim Gashi: Do të përfaqësohemi denjësisht në Qeveri. Erdhi koha të dëshmohemi

Kreu i Lëvizjes Besa Afrim Gashi gjatë një takimi që realizoi sonte me anëtarësinë e këtij subjekti në Çair të Shkupit, tha se Besa në Qeveri do të jetë e përfaqësuar denjësisht, shkruan Gazeta Lajm. Ai tha se nga kryeministri Zaevi ka marrë një ofertë shumë të mirë për të qenë pjesë e ekzekutivit. “Organet e partisë do të vendosin nesër për hyrje në qeveri sepse ne jemi parti demokratike”, ka thënë Gashi para anëtarësisë. Më tej ai ka shtuar se për Besën po vjen vjen një kohë kur fjalët do të zëvendësohen me punë. “Do të përfundojnë fjalët, po vjen koha e dëshmisë tonë, e luftës tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Unë ju premtoj se unë personalisht do të luftojë me funksionarët e Besës që të jetë të drejtë dhe të ndershëm” ka thënë mes tjerash Gashi, duke shtuar se njerëzit që do ta përfaqësojnë partinë e tij në qeveri do të zgjedhen me shumë kujdes. /Gazeta Lajm

Loading...