Afrim Gashi: Marrëveshja me Greqinë forcon identitetin shqiptar, Maqedonia shtet bëhet multietnik /VIDEO

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, i ftuar në emisionin e sontëm “Studio e hapur” në Televizionin Shenja, tha se dyshimet për cënim të identitetit shqiptar nga marrëveshja me Greqinë nuk mbajnë. Sipas tij, kjo marrëveshje jo vetëm që nuk rrezikon, por madje edhe e mbron dhe forcon identitetin e shqiptarëve. Maqedonia sipas Gashit bëhet shtet multietnik, ndërsa të gjitha bashkësitë etnike në mënyrë të barabartë bëhen shtetëformues dhe bartës të sovranitetit.

“Ne e kemi analizuar marrëveshjen dhe jemi të bindur se kjo është në dobi edhe të shtetit edhe të shqiptarëve. Unë mendoj se identiteti i shqiptarëve nuk preket aspak, madje edhe përforcohet. Mendoj se me këtë marrëveshje dhe në përgjithësi shteti vendoset në grupin e shteteve multietnike, do të ketë ndryshim të emrit të shtetit që do të nënkuptojë ndërtimin e një identiteti të ri shtetëror që nuk do të jetë i njëjtë me identitetin etnik të një etnie, që nënkupton që shteti nuk do të jetë më i vetëm një etnisë dhe automatikisht prej kësaj buron se komunitetet tjera të rëndësishme në vend do të jenë bartëse edhe të sovranitetit dhe të shtetformësisë e kështu me radhë”, tha Gashi.

Loading...