Gjatë spektaklit “Dance with me” Robert Berisha dhe Lejla Kraja janë komentuar për afrimitetin mes tyre.
Gjë të cilën Alketa ja u ka vënë në pah edhe mbrëmjen e djeshme.

“Nora ç’do thotë Nora se ishe shumë i përfshirë?”- ka thënë Alketa, ndërkohë që Roberti ka reaguar menjëherë dhe ka thënë: “Që prej momentit që firmosa këtë kontratë, jam përfshirë në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes Norën dhe gocën”.
Më tej ai ka pohuar se me Lejlën ka një marrëdhënie shumë të mirë, madje e konsideron atë si motër.

“Nëse kam një motër në Shqipëri ajo është Lei”- ka thënë Roberti, duke u dhënë fund të gjitha spekulimeve./Blitz.al/

Loading...