Afrohet dita e derbit të madh, Gobleni gati kundër Llokomotivës, me fitore feston titullin

Të dielën me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Kumanovë, KF Goblen është nikoqir i Llokomotivës nga Shkupi, në kuadër të xhiros së parafundit në Ligën e tretë të Maqedonisë në futboll-grupi Veri.

Gobleni hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Maxhari në Shkup, andaj pritet të bëjë përpjekje maksimale për të pasur paraqitje sa më të mirë përballë konkurrentit të tyre direkt për titull kampioni.

Kjo ndeshje pritet të zgjoj interesim të madh tek adhuruesit e futbollit, duke marrë parasysh faktin se me fitore do të festonte titullin dhe inkuadrimin në ligën e dytë, që do të ishte sukses historik për klubin e ri kumanovar.
Goblenin i shkon përshtati edhe barazimi 0-0, pasi ndeshja e parë në Shkup mes këtyre ekipeve ka përfunduar 1-1.

Goblen ka 50 pikë, Llokomotiva 47 pikë.
Kryesia e KF Gobleni ka vendosur që në këtë ndeshje hyrja për shikuesit të jetë e lirë.
Të mërkurën do të luhet java e fundit, ku Gobleni është mysafir i Volkovës./lajm

Loading...