Agim Nuhiu pritet si lider nga banorët e Çajles së Gosivarit (Foto)

Me kërkesë të banorëve të Çajles – Gostivar, policia do të jetë prezente në këtë lokalitet me qëllim prevencioni të aksidenteve të trafikut, ka shkruar zv/ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, pas vizitës në këtë fshat.
“Me banorët lokal kujtuam 17 gushtin e vitit 1896 kur Bridget Driscoll, dyzet e katër vjeçare, nënë e dy fëmijëve u bë njeriu i parë që humbi jetën nga një automjet.
Ajo dhe vajza e saj ishin duke shkuar në një shfaqe kërcimi në Pallatin Crystal në Londër.
Ajo u përplas nga një makinë, kur kalonte në oborret e pallatit. Dëshmitarët thanë se makina ecte me shpejtësi “shumë të madhe” mund të ketë ecur me 8 milje në orë (12.8 km/h) me gjithëse duhet të ecte me 4 milje në orë (6.4 km/h).
Një i ri që ishte duke drejtuar makinën, bënte xhiro falas për të treguar shpikjen e re dhe sipas disave, po përpiqej ti bënte përshtypje një femre pasagjere. Në hetimin gjyqësor hetuesi tha: “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë”!.
Edhe ne, të gjithë jemi pajtuar se duhet të angazhohemi bashkërisht për shkallë më të lartë të sigurisë në komunikacion në të gjitha lokalitetet! Shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk kanë ekujvalencë!”, ka sqaruar Nuhiu qëllimin e qëndrimit të vet në këtë fshat të Gostivarit.

Loading...