Agim Vinca, pjesëmarrës në festivalin e poezisë në Sète të Francës

AgimVinca

Poeti dhe studiuesi ynë i njohur, Agim Vinca, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë VOIX VIVES, de Méditerranée en Méditerranée (ZËRA TË GJALLË, nga Mesdheu në Mesdhe), i cili do të mbahet nga data 24 korrik deri më 1 gusht të këtij viti në qytetin Sète (Setë) të Francës (vendlindja e poetit të njohur francez Paul Valéry/Pol Valeri).

Poezitë e Agim Vincës që do të publikohen në botimet e këtij festivali dhe do të lexohen gjatë qëndrimit në të, gjithsej 31 sosh, janë përkthyer në frëngjisht nga përkthyesi i njohur Aleksandër Zoto, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer.

Nga Kosova në Festivalin e Setës është ftuar edhe poetesha Edi Shukriu.

Loading...