“Agimi i dhjetorit të ftohtë, që i ngrohi zemrat e nxënësve

Shkruan Prof.dr.VEBI BEXHETI

Me rastin e 70-vjetorit të shkollës së parë shqipe të fshatit Veshallë

Nga historia e shkollës shqipe mësojmë për rrugën e gjatë dhe të vështirë,që nga ‘’Mejtepet’’ dhe mësimet kishtare deri te shkolla e konsoliduar me mësues dhe plan programe të organizuara në mënyrë institucionale.Një rrugëtim të këtillëe pati edhe shkolla e parë shqipe e Veshallës,që erdhi pas punës së Mejtepit dhe shkollës Sërbe që kishin vepraur në këto mjedise.Një ditë Dhjetori i vitit 1945,koha kur sa po kishte mbaruar lufta,në këtë fshat e solli edhe shkollën shqipe të organizuar nga mësues shqiptarë.Këtë vit,pikërisht me 22 dhjetor, mbushen plotë 70-vite të punës së pandërprerë edukative-arsimore të kësaj shkolle që lindi në një ditë të acartë dimri . Kjo ditë do mbetet ngjarja e paharrueshme historik për banorët e Veshallës,që do të kujtohet vit për viti duke mbajtur gjallë kujtesën e asaj dite, kur për herë të parë zilja e shkollës cingëroi shqip. Edhe me hapjen e shkollës shqipe,shkolla sërbe që kishte punuar në këtë fshat,me mësuesin Panteliq nga Kraguevci, nuk do harrohet aq shpejt sepse ish nxënësit e saj, i mbanin mend poezitë në gjuhën sërbo-kroate dhe mësuesin e tyre që fliste në një gjuhë që nuk kuptohej.

Ballina e regjistrit të parë e vitit shkollor 1945-46

Ballina e regjistrit të parë e vitit shkollor 1945-46

Nuk janë pak 7 dekadat e shkuara nga ajo ditë dimri,kur zilja e shkollës lajmëroi se po lind një epokë e re. Atë ditë në këtë fshat agoi mëngjesi që shndërriti më tepër se kurrë më parë, sepse agoi një ditë e re. Edhe emri i shkollës ‘’AGIMI’’ e kishte kuptimin simbolik. E kuptuan të gjithë,edhe nxënësit edhe prindërit se po lind një jetë e re që do të ndryshojë nga ekaluara jo fort e largët kur plagët e ‘’Kukecit’’ famëkeq ndjeheshin ende në trupin e këtyre banorëve . Daskali i dikurshëm i Kraguevcit e kishte kryer misionin e vet prej mësuesi dhe edukatori, me gjithë qëllimet e njohura të Mbretërisë Sërbe për të sërbizuar çdo pëllëmbë të tokave shqiptare.Ky mësues la pas një gjeneratë që mësuan shkrim e lexim,edhe pse në gjuhën e huaj.

Ishte e pabesueshme kur atë ditë dhjetori u hap lajmi se do të fillojë me punë shkolla shiqpe,me një mësues shqiptar. Me të vërtetë e pa besueshme ! A mundet që edhe shqiptari të bëhet mësues ?!, pyesnin fshatarët njëri tjetrin. Kjo pyetje e mori përgjigjen e vet, që në mëngjesin e kësaj dite, që tanimë është shndërruar në datë historike për shkollën shqipe. Mësuesi kishte arritur një natë më pare,ishte ky një djal i ri nëntëmbëdhjetë vjeçarë. I hollë, elegant dhe i veshur ashtu siç duhej të jetë një mësues,me ‘’setre-pantulle’’, me një këmishë të bardhë dhe kravatë. Ky i ri, atë ditë dhjetori shkëlqeu shumë në mesin e fshatarëve , të cilët shpresonin se do t’ua heqë barrën që i kishte rënduar aq shumë,me gjithë dimrin e acartë, varfërinë dhe analfabetizmi.Shumë shpejtë fshatarët dhe nxënësit mësuan se mësuesi i ri ishte Hysni Vela,një djalë nga një fshat tjetër malor,por më afër qytetit, nga Gajrja.

 

Përgatitjet për këtë fillim viti ishin bërë me kohë . Ftesat e fëmijëve që do tëshkonin në shkollë,edhe pse me mosha të ndryshme,ishin shpërndarë shumë shpejt. Për këtë fillim me punë, të kësaj shkolle,për numrin e nxënësve dhe për lëndët që do t’i mësonin,kuptojmë nga dokumenti i improvizuar që luante rolin e regjistrit,të cilin e kishte gjetur në arhivin e shkapërderdhur drejtori i kohës së shënimit të gjashtëdhjetë vjetorit,të shkollës, Nusret Ramadani. Në kapakun e këtij regjistri prej një letre me ngjyrë kafe nga vejtërsia,që ingjante ’’ Mesharrit’’, mësuesi i parë, Hysni Vela kishte shkruar : Regjistri i përgjithshëm i shkollës shqipe fillore ‘’AGIMI’’ Të vjetit shkolluer 1945 / 46,klasa e parë I-rë,Drejtus i shkollës Hysni Vela. Në mes të faqes ballinë, vërehet edhe vula jo aq e lexueshme. E hapëm këtë regjistër, që tanimë e kisha në dorë dhe nisa t’i lexoj emrat e nxënësve që gjithsej ishin 73. Meqë ky ishte fiillimi i shkollës së parë, këta nxënës ishin të moshave të ndryshme,të lindur në periudhën kohore, nga viti 1934 deri me 1940. Nga gjithsej 73 nxënës , 25 vajza dhe 48 djem,13 nuk e kishin kaluar klasën e parë. Dy vajza e kishin braktisur shkollën ,përshkak të moshës,siç shkruan mësuesi, ndërsa për njërën që po ashtu e kishte ndërprerë mësimin, nuk kishte asnjë shënim.Në rubrikën e parë të këtij regjistri ishte shënuar numri rendor,në të dytën emri, emri i babait dhe mbiemri, ndërsa në të tretën ,viti i lindjes, lëndët e radhitura në mënyrë horizontale në pjesën e epërme të faqes se letrës ,që dukeshin kështu : Sjellje,Pastërti, Mësim jete, Punë dore, Arithmetikë, Abetare, Vizatim, Gjimnastikë, Vjershë, Buqësi,dhe Shkrim. Secili nga nxënësit i kishte notat përfundimtare, ato të gjysmë vjetorit dhe mungesat.

 

Ky regjistër i improvizuar nga vetë mësuesi i parë, Hysni Vela, ishte i shkruar vetëm në gjuhën shqipe, me një bukurshkrim të vërtetë, e pa gabime gjuhësore, që dëshmon pendantërinë dhe dashurinë e këtij mësuesi për misionin që kishte marrë mbi vete . Në këtë kohë, kur shkolla në gjuhën maqedonase po priste përpilimin e një alfabeti,shkolla shqipe , e konsoliduar mirë, vazhdonte traditën e gjatë me shumë ndërprerje gjatë historisë, deri tek ajo e fillimit të viteve të 40-ta, në kohën kur Ministër i arsimit ishte Ernest Koliqi. Me rastin e 60-të dhjetorit të kësaj shkolle,pata biseduar me shumë ish nxënës të kësaj gjenerate , që tanimë, ata që ende jetojnë,i aforhen pleqërisë së thellë .

Hysni Vela 1926-1994 Mesuesi i pare i shkolles  Refik Shaqiri 1932-1997   Muhamet Bexheti 1947-2003Bejtulla Bexheti 1925-1979

Secili nga ata fliste me dashurinë më të sinqertë për mësuesin e tyre të parë,Hysniun, që tanimë nuk jeton. Sa herë që takohesha me zotni Hysniun, ai nuk pritonte të fliste për ato vite të largëta kur u hap shkolla shqipe për të parën here në ndërtesën e Mejtepit të vjetër, në hyrje të pjesës së eprme të fshatit,aty ku më vonë u ndërtua shkolla e re. Pas një kohe të shkurtër pune, kjo shkollë u zhvendos nga Mejtepi në ndërtesën e Xhandarmërisë së Mbetërisë Jugosllave. Mësuesi Hysni më fliste për secilin nga nxënësit, për suksein e tyre,duke i përmendur të gjithë emër për emri. Ai na rrëfente edhe për mënyren e organizimit të mësimit kur ky numër i madh nxënësish,moshash të ndryshme, u nda në grupe, disa nga të cilët u përfshinë në kurset e natës .

Vebi Bexhetiduke lexuar referatnë 30-të vjetorin e themelimit të shkollës

Në kohën kur bëheshin përgatitjet për festimin e 60- vjetorit, dmth para 10-të viteve,u takova me djalin e mësuesit Hysni, Halim Velën, nga i cili pasi ia pata kërkuar biografinë dhe një fotografi të babait,ma dorëzoi fotografinë dhe një letër ku shkruante : Hysni Vela lindi me 14.12.1926 në fshatin Gajre të Tetovës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje në gjuhën sërbo-kroate,nga viti 1941 deri 45 ishte nxënës i Gjimnazit,prej ku e vazhdoi edhe kursin pedagogjik në Shkup.Pas mbarimit të këtij kursi, emërohet mësues dhe drejtori i parë në fshatin Veshallë,ku punoi deri me vitin 1948. Nga ky vit vazhdoi me punë si mësues dhe përgjegjës shkolle në fshatin Grupçin e më vonë edhe në shkollën ‘’RILINDJA’’ të fshatit Sellcë.Në vitin 1952 nis me punë në Këshillin e Arsimit për Rrethin e Tetovës si inspektor i arsimit fillor. Më 1955 zgjidhet deputet në Dhomën e Republikane të Maqedonisë, kur njëherit e kryen edhe detyrën e nënkryetarit të komunës së Tetovës . Pas kryerjes së Shkollës së lartë Ekonomike në Shkup, ushtroi edhe shumë detyra tjera udhëheqëse. U pensionua në Janar të vitit 1981.Viq në Tetovë me 29.03.2001.

Nga ish nxënësit e gjeneratës së parë të kësaj shkolle, mësojmë se pas mësuesit Hysni vjen mësuesi Ismail Tresi dhe Sulejman Arsllani që të dy nga Tetova.Nga nxënsit e kësaj kohe përmendet edhe një mësues me emrin Xhevat, i cili kur e kupton se ndiqet nga policia, largohet për në Shqipëri. Pas këtyre mësuesve, punuan edhe shumë të tjerë, numri i të cilëve deri në ditët e sotme është mbi 100 . Në mesin e mësuesve që kush më pak e kush më shumë punuan në këtë shkollë,pati edhe të burgosur politikë, që është dëshmi e përndjekjes së mësuesve shqiptarë dhe intelektualëve në përgjithësi,nga pushtetet sllave. Në këtë objekt, që, nga stacioni i policisë u shndërrua në shkollë, u punua një kohë të shkurtër,për t’u zhvendosur në shkollën e re të fshatit, të ndërtuar në vendin e Mejtepit, ku edhe kishte filluar mësimi ,ngase në këtë objekt të Xhandarmërisë Sërbe u instalua Milicia popullore e Jugosllavisë së Titos.

 

Vebi Bexheti Ramadan Bexheti dhe Rushan Bexheti me nxënëset e klases VIII të vitit shkollor1974-75

Pas disa vitesh punë në shkollën e re, bëhet zhvendosja e radhës, kur sërish procesi mësimor zhvillohet në Stacionin e policisë (STANICA),në kohën kur edhe polica e Jugosllavisë së Re e lëshoi këtë katund që mund të konsiderohej si shtetrrethim i plotë i banorëve të kësaj ane . Në këtë objekt, që më së paku i ngjante një shkolle,mësimi vazhdoi deri në vitin 1995, kur me kontriubutin e fshatarëve dhe të Ministrisë së Arsimit,me rastin e 50-të vjetorit të themelimit, inaugurohet shkolla e re, kjo e sotmja .

Vebi Bexheti udhëheq recitalin me nxënës ne 30-të vjetorin e themelimit të shkollës

Nga shumë mësues që kontribuan në rrjedhën e procesit mësimor të kësaj shkolle, që ishin të moshave të ndryshme dhe nga vende të ndryshme të Tetovës e më gjërë, si drejtor shkolle dhe si mësues me një përvojë bukur të gjatë ,në këtë rast vlen të përmendet mësuesi Refik Shaqiri ,i lindur në këtë fshat, më 02.06.1932. Në fillim me kurset pedagogjike, e më vonë si i diplomuar pasi i dha provimet në shkollën normale, punoi në fshatin Grupçin dhe Lisec, e nga viti 1957 vjen në Veshallë ku emërohet Drejtor shkolle, detyrë që do ta ushtrojë shumë vite,deri në integrimin e shkollës në atë qëndrore të Shipkovicës.Refik Shaqiri në Veshallë punoi deri në vitin 1977, për të vazhduar më vonë në Reçicë të Madhe deri më 1987,ku edhe pensionohet . Vdiq me 27.07.1997.

Mësuesi Bejtullah Bexheti ,po ashtu veteran i arsimit që një jetë të tërë ia kushtoi kësaj veprimtarie, pasi e kishte kryer shkollën fillore sërbe të fshatit të lindjes,Veshallë, i mbaroi kurset pedagogjike në Shkup dhe filloi me punë si mësues më fshatin Sallarevë, kur edhe e hapi për të parën herë këtë shkollë shqipe. Një kohë punon si mësues dhe drejtor në fshatin Bozofcë ndërsa kohën më të gjatë e kaloi në shkollën e Veshallës. Pasi i kishte kryer kurset pedagogjike, kah vitet e 60-ta u diplomua në paralelen normale të Gjimnazit të Tetovës.Vitet e fundit I kaloi si mësues në shkollën fillore ‘’Naim Frashëri’’ të Tetovës deri në vitin 1979, kur shumë herët,në moshën 54 vjeçare ndahet nga jeta.

Nga ata që nuk janë në mesin e të gjallëve e që nuk arritën ta përjetojnë këtë jubile të madh , 70-të vjetorin e themelimit të kësaj shkolle, është edhe Muhamet Bexheti, i lindur po në këtë fshat në vitin 1947. Pas mbarimit të shkollës 4-vjeçare në fshatin e lindjes, Veshallë, 8-të vjeçares në Tetovë dhe të Mesmes ,po ashtu në këtë qytet, e kreu Akademin Pedagogjike në Shkup, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në vitin 1971 emërohet drejtori i shkollës ‘’ JETA E RE’’, të Shipkovicës, në kuadër të së cilës ishte edhe shkolla e fshatit Veshallë, që tani më quhej ‘’BESA’’. Një kohë punoi si mësus i Gjuhës shqipe në fshatin Lisec, e në vitin 1975 vjen në shkollën qendrore 8-të vjeçare ‘’ISTIKBALL’’,të qytetit.Nga vitin 1987 deri në fund të karierës së tij pedagogjike, ishte drejtor në shkollën fillore ‘’LIRIA’’,të Tetovës. Nga jeta u nda në moshën 57 vjeçare, më 13.09.2003, në Tetovë.

Drejtorë tjerë të shkollës qëndrore ‘’JETA E RE’’ të fshatit Shipkovicë , pjesë e së cilës ishte edhe ‘’BESA’’. Kishin qenë edhe : Muharem Idrizi, Sadri Saliu, Hajri Hiseni dhe Zaim Beqiri, (personaliteti i njohur për veprimtari patriotike që vuajti mbi 10 vite burg, nëpër burgjet e ish Jugosllavisë).

Në kohën deri sa ai ishte drejtor i shkollës qendrore , shkolla ‘’BESA’’ e Veshallës u nda për të vazhduar veprimtarinë edukative-arsimore si e pavarur, deri në ditët tona, kur po e festojmë këtë jubile të madh , 70-të vjetorin e themelimit . Në këtë periudhë kohore u ndërtua edhe shkolla e re, kur përfundimisht nxenësit me mësuesit e tyre e braktisin përgjithmonë objektin famëkeq të Xhandarmërisë sërbe dhe të Milicis Jugosllave .

Rifillimin e punës së kësaj shkolle si të pavarur e udhëhoqi drejtori Sulejman Zenuni, po nga fshati Veshallë,që edhe sot e kësaj dite punon si mësues i historisë dhe njëherit edhe mësuesi me përvojë pune më të gjatë nga të gjithë të tjerët,me gjithsej 40-të vite pa ndërprerje në këtë vatër arsimi, që nga punësimi i tij i parë, e deri më sot.Drejtorë tjerë që e udhëhoqën këtë institucion shkollorë ishin edhe: Nusret Ramadani i cili gjithashtu punon një kohë të gjatë në këtë shkollë edhe si mësues, Bedri Sulejmani, nga Shipkovica, Neshat Mehmedi nga Bozofca dhe një kohë të shkurtër Ramiz Iljazi dhe Isak Ibrahimi, që të dy nga fshati Shipkovicë dhe Rizvan Shehabi. Një kohë të gjatë këtë shkollë e udhëheq drejtori aktual Shefajet Ramadani, me të cilin kohëve të fundit u takuam disa here për konsultime,lidhur me shënimin e përvjetorit të 70-të . Meqë ditëlindja e shkollës është më 22 dhjetori,ditë kjo që mund të jetë e pa përshtatshme nga i ftohti ,organizatorët e këtij manifestimi , të udhëhequr nga drejtori , kishin vendosur që kjo festë të zhvendoset nga 22 dhjetori , më date 14 Nëntor.

Për veprimtarinë aq të gjatë të kësaj çerdheje arsimore,për 70-të vite me radhë, punuan shumë mësues nga Veshalla,Gajrja , Shipkovica, Bozofca, Reçica , Zhelina,Tetova,Tearca,Përshefca,Poroij ,Liseci, Struga,Kumanova ,dhe Ferizaj, Presheva etj . Për punën e tyre me përgjegjësi ,në kushte shumë të vështira,u jemi mirënjohës,ne, ish nxënësit e kësaj shkolle,mësuesit dhe tërë banorët e këtij fshati ,prandaj e shohim të arsyeshme që t’i përmendim emrat e tyre, sipas vendit prej nga vinin . Meqë bëhet fjalë për shkollën e Veshallës dhe sipas një analize numri mëi madh i mësuesve që një pjesë të jetës e kaluan në shërbim të dijes e edukimit, në këtë fshat, të parët po i shënojmë emrat e mësuesve po të këtij fshati, disa nga të cilët më vonë u shpërngulën në qytet. Po fillojmë nga më të vjetrit e deri tek ata që punojnë edhe sot në këtë shkollë, pa pasur parasysh ndonjë kriter për radhitjen : Bejtullah Bexheti , Refik Shaqiri , Muhamed Bexheti , Ilmi Bexheti,Gajur Bexheti, Vebi Bexheti, Sehadin Bexheti , Ramadan Bexheti,Hatip Bexheti, Nejazi Bexheti,Rushan Bexheti Adem Bexheti, Mefail Bexheti, Sulejman Zenuni, Memet Memeti , Shaqir Zendeli , Harun Shehabi, Rizvan Shehabi,Ibrahim Shehabi, Samet Shehabi ( sekretar shkolle), Iljaz Ramadani,Nusret Ramadani,Shefajet Ramadani , Rizvan Ramadani, Elmaz Sahiti,Hatip Shabani, Nasir Shabani,Mahir Mustafa ,Refik Selami,Refik Ademi, Nevzat Rexhepi, Muhamet Zirahbi,Evzal Bakia, Valbona Haliti,Migbil Selami ,Emin Denjalli,Mamudije Huseini.

Nga fshati Gajre : Hysni Vela, Rustem Kamberi, (i përndjekur dhe i larguar nga puna për motive politike),Nervet Jashari, mësuesi Taip, mësuesi Rami, mësuesi Havzi ( mësuesi im i parë dhe shumë i respektuar) mësuesi Memish, Bedri Sinani, Nadi Ademi, mësuesi Ferik, mësuesi Xhevat, mësuesi Imet, mësuesi Abdyl , mësuesi Ilmush, Resul Kamberi, Qebair Hismani, Nevzat Hismani, Nexhadi Hismani,Muhamed Xhelili, mësuesi Hamit,Lahurija Lazami.

Nga fshati Shipkovicë: Sabri Ramizi, ( i burgosur dhe i përndjekur politik që sa po kishte ardhur nga burgu famëkeq i Golio Tokut ), Nexhmedin Neziri, ( poashtu mësuesi im, i përndjekur politik, i burgosur dhe disa herë i larguar nga puna ), Ramiz Iljazi, Bujar Adili, Isak Ibrahimi, mësuesi Fetah, mësuesi Rafaiz, mësuesi Vesel,Xhabir Abdullahu , Lazim Maksuti, Idriz Qahili, Xhevxhet Ameti, mësuesi Elmaz,Fatime Abdullahu,Samedin Ahmedi,Neset Osmani,Bedri Sulejmani.

Nga Tetova : Ismail Tresi ,Sulejman Arsllani, mësuesi Abdylazis ( i përndjekur dhe i burgosur politik), mësuesi Abdylselam,( i përndjekur dhe i burgosur politik) Abdylqerim Skenderi,Shukri Ahmeti mësuesi Alirami,Jusuf Ceka, Rexhep Miniri, mësuesi Remzi, mësuesi Hismet, mësuesi Abaz, mësuesi Ahmed, mësuesi Enver,Rahim Karimani, Ylldita Bilalli,

Nga Liseci: mësuesi Qerim, Sami Abduli,mësuesi Gafur;nga Reçica : mësuesi Lutfi , mësuesi Qani; mësuesi Xhevair ;nga Tearca: mësuesi Namik, mësuesi Refet;nga Zhelina : mësuesi Selman;nga Përshefca : Sali Asani; nga Vaksinca e Kumanovës: Malush Saqipi,Isak Bajrami ,nga Ferizaj: Halil Bega ; nga Struga mësuesi Tefur ; nga :Presheva mësuesi Dilaver; nga Poroj mësuesi Kadri ;nga Bozofca : Selajdin Rushani ,Nurije Sejdija,Emine Rexhepi,Rushadije Aliji, Valon Kamberi,Neshat Mehmeti,
Me që bëhet fjalë për një periudhë kohore 70-të vjeçare ku gjithësesi mungon edhe evidenca e rregulltë e regjistrimit të mësuesve që punuan në këtë shkollë,ka mundësi që në këtë listë të mungojë emri i ndënjërit nga të cilët paraprakisht kërkojmë ndjesë.U kërkojmë falje gjithashtu edhe mësuesve, të cilëve nuk ua kemi shënuar mbiemrin,sepse nuk e kemi ditur.

Siç shihet, shkolla fillore,dikur ‘’AGIMI’’ e sot ‘’BESA’’, e ka kryer misionin e vet historik për të ardhur deri te ky jubile i shtatë dekadave të punës së frytshme ,nga e cila kaluan me mijëra nxënës,disa nga të cilët, sidomos në dyzet vitet e fundit vazhduan shkollat e mesme dhe fakultetet.Sot nga ish nxënësit e kësaj shkolle kemi kuadro,nga ato me shkollë të mesme deri tek ata të nivelit akademik,e me tituj shkencorë. Nga kjo vatër arsimi dolën profesorë, mjekë,inxhinierë,oficerë,dhe shumë kuadro tjerë që punojnë në vend dhe në botën e jashtme.Dhe për fund i falënderojmë edhe një herë të gjithë mësuesit që nga dita e parë e deri më sot punuan në edukimin dhe arsimimin e të gjitha brezave.Falënderoj edhe gjeneratën e mësuesve me të cilët punuam bashkë në këtë shkollë,ku gjithësesi edhe ne e vumë një gurë në këtë Kala të dijes që sot po i mbush plotë 70 vjet.

 

Loading...