ShowBiz

Agjencia e Rita Orës ende nuk e ka konfirmuar koncertin në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë

ritaa

Dy institucionet kryesore në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Presidentit të Kosovës, kanë gënjyer publikisht kur kanë thënë se këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora do të mbajë koncert në Prishtinë, me rastin e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Por, lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht në faqen zyrtare të saj.

Të premten, Adil Behramaj këshilltari i presidentit Hashim Thaçi tha se ardhja e këngëtares Rita Ora në Kosovë tashmë është e konfirmuar dhe se me ekipin e ylllit botëror tashmë janë vetëm duke u dakorduar për detajet e koncertit.

“Po, tashmë e kemi të konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Prishtinë. Aktualisht jemi duke u koordinuar me ekipin e këngëtares rreth koncertit që do ta mbajë më 17 Shkurt”, ka deklaruar Behramaj për “Telegrafin”.

Madje Zyra e Presidentit Thaçi përmendi edhe orën se kur do të fillojë koncerti i Rita Orës, duke aluduar në orën 22:00.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top