Tregu i punës ka nevojë për zejtarë, ndërsa nga ana tjetër sektori real është i përmbytur me ekonomistë dhe juristë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se qytetarët kanë më shumë interes për vendet e punës – programues, kontabilist, ekonomistë dhe juristë, farmacistë dhe dizajner grafik. Por, në të kundërtën, sektorët më të zakonshëm ku të papunësuarit gjejnë një punë të re, sipas koordinatorit të masave aktive për punësim, Violeta Stojanoviq, janë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, industrinë përpunuese, ndërtimtari, hotelieri dhe transport.

“Në tregun e punës, gjithmonë do të thotë kërkohen punëtorë si saldator, murator, teneqepunues, bukëpjekës etj. Këto janë profesione që kërkohen vazhdimisht”, theksoi Violeta Stojanoviq nga Agjencia për punësim.

Në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit aktualisht ekzistojnë rreth 8,500 vende të lira pune në tregun e punës që i raportojnë punëdhënësit nga sektori privat. Ne u përpoqëm të flasim me disa nga qytetarët që i gjetëm në Agjenci, por askush nuk donte të thoshte se sa kohë po kërkon punë të re. Prandaj, Stojanoviq ishte e sinqertë në përgjigjen dhe konfirmoi se arsyeja kryesore pse të rinjtë nuk e pranojnë veprimtarinë profesionale është paga e ulët.

“Të rinjtë kërkojnë vende të lira dhe do të pranonin punë që paguhet më mirë, por kjo varet nga profesioni i tyre, nga vendet e punës që ofrohen. Insistojmë që ajo të jetë në pajtim me profilin e tyre profesional, shkathtësitë, certifikatat shtesë që i kanë marrë”, tha Violeta Stojanoviq nga Agjencia per Punësim.

Deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti, të dhënat e Entit të Statistikave Shtetërore tregojnë se shkalla e papunësisë në vend është 21.6%. Pothuajse 750 mijë persona janë në punë të rregullt dhe pak më shumë se 200 mijë persona kërkojnë një punë të re.

“Pavarësisht nga rënia e vazhdueshme e shkallës së papunësisë në vend, një pjesë e raporteve ndërkombëtare të tregut të punës kanë shprehur shqetësime për papunësinë e lartë në mesin e të rinjve, dhe veçanërisht në mesin e femrave”.

Për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, ekspertët një periudhë më të gjatë kanë rekomanduar bashkëpunim më të madh midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat, që të rinjtë të integrohen sa më shpejt në sektorin real.

Loading...