Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, ka folur për programin ‘Dietro le Quinte’ për TMW Radio.

Me këtë rast ka falënderuar klubin napolitan për korrektësinë dhe ka shpjeguar kontratën e mbrojtësit shqiptar.

“Rinovimi i Hysajt? Napoli është një kompani e mrekullueshme, me vlera të mëdha, i cili dha shpërblimin e duhur për lojtarin. Jemi të lumtur nga sjellja e De Laurentiis”.

“Klauzola 50 milionëshe? Vlen vetëm për klubet e huaja, por ka shumë lojtarë të Napolit që kanë klauzola të tilla. Kjo do të aktivizohet vetëm për një klub të huaj”, ka thënë Giuffredi.

 

Loading...