Agjenti Marquez: Ronaldo do të largohet nga Reali

Ronaldo

Agjenti i Iker Casillasit, Santos Marquez është i bindur se Cristiano Ronaldo të largohet nga Real Madridi.

Marquez ka thënë se Roanldo i ka shitur të drejtat e tij një kompanie të presidentit të Valencias, Peter Lim, dhe një gjë e tillë tregon se ai do të largohet nga Reali.

“Një ditë Perez duhet të shpjegojë pse Ronaldo punon për një kompani tjetër jashtë Realit”.

“Paramendoni Ronaldon i cili fiton 40 milionë euro diku tjetër dhe t’i jep ato për Peter Lim, presidentit të Valencia”.

“Perez duhet të shpjegoj këtë gjë, por për mua është normale: Kjo gjë tregon se Ronaldo do të largohet nga Reali”, tha Marquez për AS.

Loading...