Në konferencën e sotme për shtyp, për sfidat e ardhshme miqësore të Kombëtares Kuqezi, lojtarët që folën ishin Elseid Hysaj dhe Ansi Agolli.

Të dy futbollistët vunë theksin se takimi me Kosovën është më shumë festiv.

Agolli: “Ndeshja me Kosovën është një sfidë festive dhe presim një atmosferë fantastike. Skuadra është në rritje dhe në Francë do të shkojmë për paraqitje dinjitoze”.

Të njëjtën linjë mendimi mban edhe mbrojtësit i Napolit, Hysaj.

Hysaj: “Rezultati nuk do të jetë i rëndësishëm. Kjo është një ndeshje festive. Miqësoret do të shërbejnë si teste për të dyja skuadrat“.

aaaaaggg

Loading...