Ahmeti insiston në datën e zgjedhjeve

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  e ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim që data e zgjedhjeve duhet që të përcaktohet pasi që partitë politike të vlerësojnë se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, Ahmeti theksoi që partitë politike maqedonase duhet që të tejkalojnë të vetmën çështje të hapur midis tyre në mënyrë që të lehtësojnë arritjen e marrëveshjes sa më parë që më pastaj do të mundëson plotësim të kushteve për zgjedhje dhe rrjedhimisht edhe përcaktim të datës së zgjedhjeve.

Këto komente ai i bëri pas një takimi me Masimo Beleli, ambasador i Italisë në Maqedoni. (INA)

Loading...