Maqedoni

Ahmeti me të njëjtin refren si pas çdo zgjedhjeve: Vazhdojmë me reformat!

Screenshot_20171115-001246

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është takuar në selinë e BDI-së në Tetovë me Ambasadorin Britanik në Maqedoni Çarlls Garet.

 

Ahmeti dhe Ambasadori Garet bashkëbiseduan rreth situatës politike, reformave sistemore dhe integrimeve euroatlantike.

Ahmeti përsëriti atë që e thotë pas çdo zgjedhjeve duke premtuar reforma dhe integrime, por tani e 15 vite Maqedonia as u reformua as u integrua.  Përcaktimet prioritare të BDI-së në këtë shumicë parlamentare janë reformat sistemore, në veçanti sundimi i së drejtës, fqinjësia e mirë, integrimi në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, ka thënë Ahmeti.

BDI në veçanti është e përkushtuar për reformat në gjyqësor dhe sistemin e sigurisë me ç’rast theksoi që pas zgjedhjeve lokale, të gjitha energjitë tona do të fokusohen në realizimin e obligimeve para nesh.

Ahmeti dhe Garet diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, ndërsa Ahmeti u shfaq i inkurajuar nga avancimi i dialogut me Athinën dhe Sofjen që paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues për vendin tonë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top