Ahmeti – Miçel: Mirënjohje SHBA-së për kontributin në Maqedoni

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim sot ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Ves Miçell si dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli, përcjell Portalb.mk.

Ahmeti ka shprehur mirënjohjen e thellë për për kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, paqen dhe demokratizimin jo vetëm të Maqedonisë, por të tërë Evropës Juglindore.

“Suksesi i arritur në këto dy dekada është i përbashkët dhe rrumbullakohet me zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe integrimit në NATO dhe BE”, është shprehur Ahmeti.

Loading...