Ahmeti në Likovë: Kur ndizet zjarri, nuk dihet se kush përvëlohet në atë zjarrë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një takim me banorët e fshatit Matec të komunës së Likovës deklaroi se, partia të cilën e drejton ai është angazhuar për stabilitetin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se, qëllimi ka qenë që të mos destabilizohet vendi dhe konfliktet e mundshme të mos ndikojnë në rritjen e investitorëve të cilët kërkojnë stabilitet dhe garantim të kapitalit të tyre.

Ahmeti foli edhe për krizat e njëpasnjëshme pas vitit 2001, duke u fokusuar në krizën e fundit e cila pasoi pas përgjimeve, sic i quajti ai të montuara e cmontuara.

“Na kanë lodhur krizat e njëpasnjëshme. Ne si subjektë politik u angazhuam dhe morëm për sipër që të bëjmë përpjekje dhe analiza për zgjidhjen e kësaj krize të dobi të të gjithë qytetarëve. Por, kjo përpjekje nga disa dashakëqinj u anatemua, duke na quajtur yzmeqar të VMRO-së”, u shpreh Ahmeti.

Ai tha se, BDI, anëtarësia dhe rinia nuk janë vazalë të askujtë por se e kanë  orgjinën e njërëzve të dalë nga sakrificat kombëtare dhe përpjekjet historike për liri.

“Ne duam tensione, sepse kur ndizet zjarri, nuk dihet se kur përvolet në atë zjarrë. Dhe ne nuk duam flakë për asnjë qytetarët sepse jetojmë në një vend të përbashkët”, u shpreh Ahmeti. (INA)

Loading...