Ahmeti në panik, fyen: “Gazetarë e analistë, punojnë për shërbime të ndryshme”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk po ndalet së fyeri dhe etiketuari mediat, gazetarët dhe analistët kritikë shqiptarë në Maqedoni, të cilët po kritikojë qeverisjen e tij. Ai nuk ka kursyer fjalë të rënda fyese duke thënë se ndaj tij dhe BDI- janë vërsulur shërbime, qendra të ndryshme dhe njerëzit që kanë ndërtuar antivlera.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se kohën e fundit na janë vërsulur nga qendra të ndryshme shërbime të ndryshme, qoftë nën petkun e gazetaëve, dikush nën maskën e analistit, e dikush tjetër në zgavrat e publicistit, dhe sulmojnë një forcë kombëtare, një vlerë kombëtare. Por sulmet vijnë nga ata që kanë ndërtuar antivlera dhe u pengojnë vlerat kombëtare, me qellim që të dobësohet BDI, të humbasë forcën që e ka pasur… Por pa e zgjatur fare – i marrshin të ligat, i marrshin të keqen, se BDI-në s’e gjen asgjë, por përkundrazi ajo është edhe më e fortë dhe do të mbetet forca më serioze në vend, si përfaqësuese legale dhe legjitime, me verdikt të fortë nga populli që ajo e përfaqëson”, kështu deklaroi mbrëmë Ali Ahmeti, gjatë prezantimit në Kuvendin zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Një grup gazetarësh kërkojnë nga shoqatat e gazetarëve të reagojnë urgjentisht ndaj kësaj fyerje publike ndaj mediave dhe fjalori linçues nga kreu i partisë në pushtet./INA

Loading...