Maqedoni

Ahmeti: Në shumë komuna do fitojmë në rrethin e parë

ahmetiii

Me krenari them se unë jam pjesë e ndërtimit të historisë së shqiptarëve në rajon, por jam edhe pjesë e ndërtimit të historisë më të re shqiptare në Maqedoni. Dua të jem një kontribuues i vullnetit të mirë dhe dua që shqiptarët ti shoh sa më të bashkuar rreth një platforme dhe me këtë, do jemi më të respektuar. Ne, vumë standarde në zgjedhje që ato të jenë demokratike dhe fer e të pranueshme”, është shprehur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë në emisionin “Zigzag” në Art Channel.
Ai, ka folur edhe për mundësinë ose jo të bashkëpunimeve mes partive shqiptare në rrethin e dytë zgjedhor. “Për rrethin e dytë zgjedhore, secila parti do të bëjë analiza se si duhet vepruar në rrethinë e dytë. Nuk paragjykoj asgjë që tani, se në rreth të dytë me cilën parti do të bashkëpunoj, megjithatë nuk e mohoj se do të ketë biseda. Veç dua të sqaroj se në shumë komuna do të fitojmë që në rrethin e parë. Në Kërçovë, Dibër, Likovë, Saraj, Vrapçishtë, Plasnicë… në këto komuna parametrat dhe analizat tona tregojnë se do të fitojmë në rrethin e parë”, ka thënë Ahmeti.

To Top