Ahmeti ngushëllon Francën: Jam i tmerruar nga akti i tmerrshëm terrorist në Paris.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti kanë shprehur dhimbjen e thellë me popullin francez pas sulmeve terroriste në Paris që lanë mbi 150 të vdekur e shumë të plagosur.

“Marrja e jetës së tjetrit dhe këto akte terroriste nuk bëhen në emër të asnjë kombësie, asnjë race, asnjë feje, por janë akte çmendurie që meritojnë dënimin më të madh dhe nuk zënë vend në botëkuptimet tona.

Franca dhe populli francez do të përballojnë këtë sulm mbi mënyrën tonë të jetesës bashkë me të gjithë neve që rreshtohemi në rradhët e atyre që duan paqë, tolerancë, bashkëjetesë dhe mirëkuptim, e jo urrejtje ndërnjerëzore.

Më lejoni që tju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmi i djeshëm makabër në Pariz ndërsa të gjithë të lënduarve tju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre”, thuhet në letrën e ngushllimit të Ali Ahmetit.

 

Loading...