Ahmeti pranon se shqiptarët gabuan që votuan BDI-në, Raportin e quan pasqyrë reale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pranuar se shqiptarët kanë gabuar që votuan BDI-në. Ai është pajtuar plotësisht me raportin e KE-së që detekton regrese të shumta në Maqedoni, për çka faj kryesor ka qeveria ku bën pjesë BDI e Ahmetit, e që rrjedhimisht do të thotë se shqiptarët kanë gabuar një parti e cila është fajtore për regresin e shënuar, që në Maqedoni shkaktoi krizën më të madhe që nga viti 2001.

Ahmeti, ka pranuar sot raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2015 nga ana e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Ahmeti vlerësoi se raporti është një pasqyrë reale e situatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet obligim për institucionet e vendit që të veprojnë në përputhje me pritjet e Brukselit.

Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë që, ashtu edhe siç kishte kërkuar në letrën e tij dërguar Komisionerit Han, Komisioni Evropian ka përsëritur rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa kushtëzimet paraqesin standarde të cilat duhet t’i plotësojë vendi ynë dhe që janë detyrim për të gjitha partitë politike në vend.

“Në lidhje me situatën e përgjithshme politike,  zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e Qershorit dhe Korrikut do të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira si parakusht për stabilitet dhe siguri në vend dhe rikthim të fuqishëm të agjendës së integrimit Euroatlantik”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, reformat sistemore duhet të zbatohen, por njëkohësisht, partitë politike në Maqedoni, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duhet që të shohin mundësinë e tejkalimit të sfidës më të madhe me të cilën ballafaqohet Maqedonia, atë të zgjidhjes së çështjes së emrit me fqinjin tonë jugor.

“Ky proces do të kontribuojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjët, por edhe do të nxisë zhvillimin ekonomik, investimet e huaja dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka theksuar Ahmeti.

ga kabineti i tij njoftuan se ambasadori Orav shprehu vlerësimin e Brukselit “për rolin konstruktiv të Ahmetit dhe BDI-së në tejkalimin e krizës politike dhe zbatimin e obligimeve nga marrëveshja politike”.

 

Loading...